• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Berisha asnjë fjalë, Basha: Azemin e vranë kriminelët e veshur me kostumin e shtetit


    Në homazhet për përvjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, Basha mbajti fjalim, e ndërsa ish kryeministri Berisha nuk foli, ndonëse gazetarët iu afruan nëse do kishte diçka për të thënë. Basha tha se Azemin e vranë kriminelët e ethshëm të veshur me kostumin e shtetit e ndërsa shtoi se sot në 21 vjetorin e vrasjes së tij plaga e hapur vazhdon: Krimi vijon të mbrohet nga postet shtetërore, populli vazhdon të vuajë.

    Fjala e Bashës:

    Sot shqiptaret nderojnë Azem Hajdarin, liderin e lëvizjes studentore, kreun e komitetit nismëtar themelues të partisë së parë pluraliste demokratike të vendit, i cili u vra mizorisht nga kriminalët e ethshëm të veshur me kostumin e shtetit, me 12 shtator 1998.

    Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund rrugën drejt një Shqipërie evropiane demokratike të ndarë nga krimi. Që vendi të drejtohet nga ata që populli gjykon me liri të plotë dhe zgjedhje të ndershme. Sot në këtë 21vjetor akoma është aktuale plaga e hapur me 12 shtator 1998, krimi vazhdon të ketë mbrojtje në postet shtetërore, populli vazhdon të vuajë ende sot.

    Ka ardhur kohë që të mbyllet ai sipar i dhimbshëm i tranzicionit dhe ti japim vlera demokracisë. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe për qindra të tjerë të sakrifikuar për liri dhe demokraci. Zoti e bekoftë Shqipërinë. / Tiranapost.al E.B

    21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, ish kreu i SHISH: Berisha e qau me lot krokodili, jam i bindur që ka gisht!

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690