Aktualitet

FOTO/ Do arrestohem apo jo? 12 mimikat më pikante të Saimir Tahirit

Për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri këto janë orët dhe ditët më të vështira të jetës së tij, ku i vënë përballë akuzave të rënda nga Prokuroria kërkohet arrestimi i tij.

Nga ministri më jetëgjatë i policisë në këtë çerekshekulli, nga heroi i policisë që duam ai po trajtohet sot si një politikan i lidhur me bandat dhe që është paguar me para në dorë nga trafikantët.

I ndodhur në këtë situatë, duket se edhe shprehitë e tij tregojnë gjendjen e tij emocionale dhe psikologjike gjatë kohës se dëgjimit të akuzave në komisionin e imuniteteve.

Aq më tepër kur e gjithë pikëpyetja duket se nuk është më në akuzat e ngritura nga Prokuroria por nga vërtetësia e tyre. Agjensia LSA Photo e ka ndjekur hap pas hapi ish-Ministrin duke e fiksuar në disa fotografi që ndoshta nuk kanë nevojë për shumë koment. E.C/ Copyright TiranaPost.al