Aktualitet

Foto/ 'Arena Kombëtare' drejt fundit, po vendoset ndriçimi

Foto/ 'Arena Kombëtare' drejt fundit, po vendoset ndriçimi

Vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit Arena Kombëtare, dhe pritet që të jetë gati në muajin qershor, pikërisht në muajin kur është planifikuar të luhet ndeshja mes Kombëtares sonë dhe Moldavisë.

Fotot tregojnë se punimet janë në fazën finale, ndërkohë që ka nisur edhe instalimi i impiantit për ndriçimin. Në pjesën e sipërme të tribunave po montohen prozhektorët ndryshe nga stadiumet e tjerë. Siç është thënë më parë, është projektuar që ky stadium të mbajë një kapacitet prej 22 mijë njerëzish.

Kujtojmë se në daljen e tij të fundit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha se “Arena Kombëtare” do jetë gati për ndeshjen e 11 qershorit kundër Moldavisë, duke bërë kështu dhe inaugurimin zyrtar të impiantit më modern futbollistik në Shqipëri./ Tiranapost.al. E.B

“Arena Kombëtare” drejt fundit, vendoset ndriçimi në stadiumin modern

Arena Kombetare 1