• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto-Video/ Alvini mbërrin në Romë, takim mes lotësh me babanë dhe dy motrat


    Alvin Berisha ka mbërritur para pak minutash në Romë. 11 vjeçari ka mbërritur në aeroportin e Fiumicionos nga Bejruti, aty ku qëndroi pasi u nxorr nga kampi i ferrit Al-Hol. Kryqi i Kuq Italian bën me dije se ai është pritur në aeroport nga babai i tij i cili e ka përqafuar mes lotësh por dhe dy motrat. Në Bejrut ndodhej edhe ministri i Brendshëm Shqiptar Sandër Lleshaj i cili e ka shoqëruar bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar drejt Romës. Tani Alvini është i sigurt në duart e babait Afrim Berisha dhe dy motrave të tij.

    Kryqi i Kuq italian ka postuar videon nga aeroporti, ku shihet babai dhe motrat e Alvinit, të emocionuar nga kthimi i Alvin në shtëpi.

    Alvin è in Italia

    #Alvin è in Italia! Ora è tra le braccia del padre e delle sorelle. Tra poco il Presidente della #CroceRossa racconterà i dettagli dell'operazione in una conferenza stampa all'aeroporto di Fiumicino.#UnItaliaCheAiuta

    Publiée par Croce Rossa Italiana – Italian Red Cross sur Jeudi 7 novembre 2019

    Kujtojmë se Alvin Berisha ka jetuar në kampin sirian të kontrolluar nga ISIS prej pesë vitesh. Nëna e tij e dashuruar me rekrutuesin xhihadist përmes internetit, e mori me vete drejt  Sirisë. Ajo u martua me xhihadistin, por por humbi jetën pas një shpërthimi, duke lënë Alvinin të vetëm në kamp.

    Dje kryeministri italian Giuseppe Conte falenderoi autoritetet shqiptare dhe italiane ku tregoi se ishte informuar vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama dhe se e kishte ndjekur çështjen edhe vetë personalisht. /Tiranapost.al. E.B

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post