• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    FOTO/ Aktori Julian Deda bën paqe me Lali Erin. Shikoni çfarë ka bërë sot


    Aktori i njohur Julian Deda nuk i ka fshehur asnjëherë bindjet e tij të djathta dhe jo në pak raste ka dalë kundër qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj. Një nga këto raste ka qenë edhe pjesëmarrja e tij në protestën e dhunshme të demokratëve kundër ndërtimit të Këndit të Lojërave tek Liqeni Artificial.

    Por duket se me kalimin e kohës, edhe aktori Deda duket se e ka kuptuar se këndi i lojërave ishte gjeja e duhur, dhe ashtu si disa të tjerë që më parë e kundërshtuan këndin, është bërë një nga frekuentuesit e përhershëm të këtij këndi.

    Këtë e ka zbuluar vetë aktori teksa ka postuar një foto ku ka dalë së bashku me një nga punonjëset e bashkisë në ambientet e këndit të lojërave

    “Kjo zonja këtu është Xhevi. E qeshur dhe e palodhur. E shoh çdo mëngjes duke punuar fort, që ne mëndjemëdhejtë ta gjejmë pastër ambjentin. Respekt për të”, shkruan në facebook aktori i njohur i humorit Jul Deda, që vitet e fundit është angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike.

    Kujtojmë se Julian Deda jo në pak raste ka kritikuar Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet rrjeteve virtuale për projektin e këndit të lojërave. E.C/ Copyright TiranaPost.al