Aktualitet Te gjitha

Foto/ Aksident në aksin Lezhë-Laç. Shoferja në gjendje të rëndë për jetën


Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në orën 6 pranë kryqëzimit në ishullin e Shëngjinit, ku një furgon është përplasur me një makinë të tipit Renault. Mësohet se shoferja e makinës Renault është dërguar me urgjencë në spital pasi është në gjendje të rëndë, ndërkohë që është lënduar edhe shoferi i furgonit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të gjetur shkakun./ Tiranapost.al