Aktualitet

Foto/ 27 të arrestuar për dhunë në protestë. Ja dhe i maskuari me zinxhirë e kapsolla në duar

Foto/ 27 të arrestuar për dhunë në protestë. Ja dhe i

55 të shoqëruar në polici dhe 27 të arrestuar, ky është bilanci i fundit nga policia për atë që ndodhi dje në protestën e opozitës. Mes të arrestuarve por që aktualisht është në spital për shkak të dëmtimeve, është edhe një djalë i cili u pikas nga kamerat pasi i maskuar me kapuç të zi, hidhte shumë kapsolla dhe mbante zinxhirë në duar duke provokuar policët. Bëhet fjalë për Armando Gecaj i moshës 26 vjeç i cili është kapur nga kamerat dhe u bë i mundur identifikimi i tij.

Ai u shfaq fillimisht me flamurin e PD në dorë, më pas është kapur me një kuti kapsollash, me maskë të zezë dhe teksa lëviz një zinxhir para policëve. Aktualisht Armando ndodhet në spital pasi thuhet se vetë është lënduar nga kapsollat që ka hedhur. Megjithatë, ai pretendon se nuk ka dhunuar askënd dhe as nuk i ka gjuajtur kujt.

" Të ma sjellin një kamer që kam qëlluar, nuk i kam gjuajtur kujt, kam mbajtur një zinxhir në dorë, një video tma sjellin mua që i kam nxjerrë policit kapsollë", citohet nga Report TV të ketë thënë ai./Tiranapost.al. E.B