• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ 180.000 euro fitim nga trafiku i drogës. Grupi me shqiptarë dhe një grek përfundojnë në pranga


    Policia greke ka goditur një grup trafiku të drogës me 5 shqiptarë të arrestuar. Mësohet se ky grup kriminal kryente trafik droge mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe mes të tjerëve të arrestuar, 6 gjithësej është edhe një shtetas grek. Policia greke informon se operacioni është zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia, Athinë.

    foto galeri

    Policia ka sekuestruar 84 kg e 411 gram marijuanë, një shumë prej 6245 eurosh, 400 lek shqiptare, një automjet, një motor, një peshore, 6 celularë. Sipas policisë greke, ky grup ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro. Gjatë operacionit janë arrestuar një grek 37 vjeç dhe 5 shqiptarë nga 27 deri në 44 vjeç./ Tiranapost.al. E.B

    foto galeri

    foto galeri