Lajme nga Bota

Foto/ 15 ndërhyrje, por kjo vajzë nga Bullgaria nuk e lë me kaq: Ka dalë moda me buzët e fryra

Foto/ 15 ndërhyrje, por kjo vajzë nga Bullgaria nuk e lë me kaq:

Kjo është 22 vjeçarja nga Bullgaria e cila e fiksuar me buzët, ka bërë 15 ndërhyrje për ti zmadhuar, e tashmë kërkon që ti bëjë akoma më të mëdha. Andrea Emilova Ivanova vazhdon të injektojë acidin hialuronik tek buzët, ka kryer dhe ndërhyrje të tjera në trup dhe në intervistë për mediat thotë se pamja e re e bën të ndihet shumë më mirë me veten. Ajo thotë se ndihet e lumtur që po përmbush ëndrrën e saj të fëmijërisë, me buzë të mëdha.

Andrea with her natural lips

Ka shkuar në dhjetëra klinika estetike në qytetin e saj, ku ofrohen një sërë shërbimesh estetike. Ajo paguan 135 paund për një trajtim, por përgjatë viteve thotë se as e mban mend se sa ka harxhuar deri më tani. Ka një faqe në Instagram ku poston Selfiet dhe ka më shumë se 15 mijë ndjekës.

Në intervistë, publikuar nga Metro Andrea thotë: Më pëlqejnë shumë buzët e mia tani, ndihem e lumtur, sipas meje buzët sa më të mëdha aq më të bukura. Kështu është dhe moda tani. Ka njerëz që më thonë se i kisha mirë të vogla, por nuk do doja kurrë të kthehesha si më parë. Mendimi i të tjerëve për mua nuk ka shumë rëndësi.

Në fund ajo thotë: Më vjen mirë që universi më dha mundësinë që të bëj atë që dua. Jini dhe ju të lumtur e bëni atë që ju pëlqen. Mos lejoni të tjerët të kufizojnë zgjedhjet tuaja. / Tiranapost.al.

Selfie of Andrea in a red top with her large lips and heavy eye makeup