Showbiz

Forca jonë është djali! Gazetarja dhe ish-burri tregojnë jetën pas ndarjes dhe për biznesin që hapën bashkë

Forca jonë është djali! Gazetarja dhe ish-burri tregojnë

Pavarësisht se rreth 2 vite më parë i dhanë fund martesës, në marrëdhënien e gazetares Anduena Llabani dhe ish-bashkëshortit të saj, Ardit Jaupi, ka shumë energji pozitive.

Të dy treguan në emisionin “Rudina” se, jo vetëm që kalojnë fundjavat dhe çdo festë bashkë me djalin e tyre 7 vjeç, Aleksin, por tashmë janë edhe partner në biznes, pasi kanë hapur bashkë një restorant.

“Jemi të dy, ishte një betim që u mor i përbashkët, kur disa gjëra nuk shkojnë është më mirë që çiftet mos të vazhdojnë bashkë se energjinë e keqe e transmetojmë dashur padashur të fëmija. Ka shumë gjëra që mund të na ndajnë, por ka dhe më tepër që mund të na bashkojnë. Forca dhe fuqia jonë është djali dhe kjo na bënë të jemi në festa, gëzime, shkollë të pranishme. Kudo ku ai ndodhet ne jemi aty dhe jemi bashkë”, tregon menaxheri i marketingut për moderatoren Rudina Magjistari.

Ndërsa gazetarja Llabani tregon si u mor vendimi për të hapur një restorant bashkë: “Njeriu s’duhet të jetë egoist për të parë deri ku shkon ai, duhet të shikojmë të jemi të dy bashkë. Kemi vendosur të jemi partnerë në biznes, një arsye që drekat dhe darkat tona të mos i kalojmë jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi te restoranti ynë, ku Aleksi ndihet si në një shtëpi të dytë dhe aty mblidhen herë pas here edhe familjet tona. E ardhmja e tij është shumë e rëndësishme. Ky biznes do të na ndihmojë ne t’i plotësojmë atij të gjitha kushtet”./Zbardhur nga emisioni "Rudina"/ Tiranapost.al