AktualitetTe gjithaTechStart UP

Forbes/ Një intervistë me sipërmarrësen shqiptare që po i hap rrugën të ardhmes së teknologjisë në botë! Seseri: Për gratë që duan të bëhen si unë kam një këshillë!


Esencë editori/ Ajo iku nga Shqipëria. Nuk ja doli dot në Shqipëri. Shihni çfarë shkruan Forbes për Rudina Seserin, ish-deputeten e PS-së, e cila nuk e përfundoi mandatin e parë qeverisës duke rizgjedhur t’i rikthehej jetës së saj në New York ku është një sipërmarrëse e sukseshme dhe ku sot revistat e gazetat më prestigjioze shkruajnë për të.

Prestigjiozja amerikane, Forbes ka shkruar një artikull për sipërmarrësen shqiptare në fushën e Teknologjisë, Rudina Seseri (ish-deputete e PS-së).

Më poshtë artikulli i plotë i Forbes:

Si themeluese dhe manaxhere e “Glasswing Ventures”, Rudina Seseri po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale.

Përveç investimit, Seseri ndihmon me drejtim strategjik dhe strategji rritje, ndërtim bordesh dhe ekipesh drejtuese, partnership strategjik etj.

Ajo ka shumë njohuri për sa i përket sfidave dhe përfitimeve të drejtimit të një kompanie.

Si një sipërmarrëse që investon në start-up për më shumë se një dekadë tani, ajo di se ç;janë ulje-ngritjet e një kompanie. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me përvojën e bashkimit dhe ndërtimit të një kompanie, siç është Glasswing Ventures.

“Unë tani kam aftësi shumë më të mira për të kuptuar se cilat janë sukseset dhe vështirësitë me të cilat përballen sipërmarrrësit si unë gjatë ngritjes së një kompanie”, thotë Seseri për Forbes.

Gazetarja, Elana Lyn Gross: Si u krijua Glasswing Ventures? Si e keni nisur karrierën tuaj?

Rudina Seseri: Unë jam diplomuar në Kolegjin Wellesley dhe kam punuar për tre vjet si analiste e investimeve bankare në grupin e teknologjisë tek Credit Suisse. Aty kuptova se industria e teknologjisë ishte vendi ku doja të isha. Në atë kohë unë kisha fituar për të nisur masterin për Administrim Biznesi në ‘Harvard’, dhe atje kam takuar Rick Grinnell, i cili më vonë u bë bashkëthemeluesi im në Glassëing Ventures. Në fakt, ishte Grinnell që më ofroi për të punuar në këtë fushë, duke më bërë të heq dorë nga puna e mëparshme në Microsoft. Ne kemi pasur një karrierë e partneritet biznesi të suksesshme. 10 vjet më vonë, bashkëpunimi arriti kulmin me formimin e Glasswing Ventures, një sipërmarrje dedikuar ndërtimit të gjeneratës së ardhshme të teknologjisë së inteligjencës artificiale (Artificial Intelligence), që synon botën e internetit dhe sigurinë e ekosistemit.

Image result for Rudina Seseri

Gross: Cila ka qenë sfida më e madhe dhe shpërblimi më i madh i krijimit të Glasswing Ventures?

Seseri: Shumë e dobishme në krijimin e Glasswing Ventures ka qenë forcimi i marrëdhënieve që kam me Grinnell dhe partnerin tonë të tretë, Sarah Fay, pavarësisht të gjitha ulje-ngritjeve që kemi pasur. Ne kemi mbështetur njëri-tjetrin, për të zhvilluar kësisoj kompaninë tonë. Kishim një qëllim dhe ja dolëm.

Sfidë, mund të them se ka qenë ndërtimi i ekipit tonë, duke punuar së bashku me themeluesit dhe CEO-t, duke u takuar me nismëtarë dhe sipërmarrës të rinj dhe sipërmarrëse gra dhe të qenurit në gjendje për t’i udhëhequr ata gjatë kësaj periudhe.

Gross: Çfarë këshille keni për gratë e tjera, që si ju, duan të bëhen sipërmarrëse?

Seseri: Nëna ime më dha një shembull të mrekullueshëm për të ndjekur. Kur babai im ndërroi jetë, isha vetëm 1 vjeç. Ajo arriti të na rriste e vetme mua dhe motrën, ndërkohë që drejtonte një kompani prej 3600 personash. Na udhëzoi me bindjen e saj dhe besimin se ne mund të arrijmë çdo qëllim që i kemi vendosur vetes. Kjo është dhe këshilla ime për çdo grua që dëshiron të fillojë biznesin e saj dhe është e njëjta gjë që do t’i përcjell edhe vajzës time. Secili prej nesh duhet të njohë së pari veten dhe të jetë i qartë për pasionin që ka, të ndjekë ëndrrat dhe të lërë gjurmë e ndikim pozitiv në këtë botë. Kjo është thelbësore, për më tepër që Inteligjenca Artificiale (AI) po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor përcaktues në bërjen e detyrave të zakonshme, dhe do të na mundësojë të arrijmë produktivitet më të lartë dhe përpjekje më kreative.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është përshtatur nga Forbes nga Eneida Daci. Linku i artikullit origjinal: https://www.forbes.com/sites/elanagross/2018/07/03/how-this-female-venture-capitalist-is-paving-the-way-for-the-future-of-technology/#6d15f9f46b8c

Screenshot nga artikulli i Forbes