Aktualitet Kryesore Te gjitha

FNSH aksion masiv kundër krimit, ja të arrestuarit


Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj tha se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion në gjashtë qarqet më problematike të vendit. Si pasojë e këtyre kontrolleve në Fier, Vlorë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës për kapjen e personave që ushtrojnë aktivitete kriminale, janë arrestuar

Në Dibër është arrestuar shtetasi Eduart Havalja, 40 vjeç pasi në shtëpinë e tij u gjetën një automatik kallashnikov, një pistoletë, një thikë, tre granata de dy kaseta metalike me rreth 1000 fishekë.

Gjithashtu në Lezhë janë arrestuar Emiliano Arapi, 18 vjeç, pasi iu gjet në banesë katër kilogramë Cannabis Sattiva e paketuar në qese dhe e futur në një thes sintetik. I arrestuari tjetër është Rafael Lazri, 24 vjeç, banues në Troshan pasi posedonte armë zjarri dhe Cannabis Sattiva.

Gjatë natës së kaluar si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, në një lokal bastesh sportive të marrë me qira nga shtetasi Selman Krasniqi, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, tip “Scorpion”, kalibër 7.65 mm dhe 1 krehër me 20 fishekë, kalibër 7.65 mm. Shtetasi Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka tentuar të largohet pasi ka hedhur armën e zjarrit, por është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Muriqan Shkodër, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Arben Elezaj, 45 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Krime ndaj të miturve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *