• Shqip
  • English
  • E shtunë, 16 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Ekonomi Të gjitha

    FMN: Trazirat politike po i shkaktojnë dëm ekonomisë


    Në një matricë prej 7 rreziqesh, dy prej tyre, destabiliteti politik dhe dobësimi i rritjes ekonomike e ndikojnë më një intensitet të lartë negativisht ekonominë, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në analizën e fundit për zhvillimet ekonomike në vend. Rreziku më i lartë duket se vjen nga dobësimi i rritjes ekonomike e cila u vlerësua nga Fondi me proporcion të lartë ndodhje dhe me ndikim shumë të lartë negativ në ekonomi.

    Ky parashikimin i FMN -së duket se është materializuar teksa ritmet e rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit u përgjysmuan, duke shënuar vetëm 2.2 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku rritja ishte 4.31%. Banka e Shqipërisë raportoi këto ditë se përgjysmimi i ritmeve të rritjes do të vijojë edhe në tremujorin e dytë të vitit.

    Për të evituar dobësimin e rritjes ekonomike FMN rekomandoi diversifikimin e tregjeve të eksportit, përshpejtimin e konsolidimit fiskal dhe zgjidhjen e pengesave strukturore për të rritjen e kredisë.

    Gjithashtu Fondi vlerësoi se rreziku politik, nëse destabiliteti thellohet do të kishte ndikim të lartë negativ në ekonomi.

    Politika e brendshme e paqëndrueshme dhe tensionet sociale mund të pengojnë zbatimin e reformave strukturore dhe axhendës së konsolidimit fiskal. Zbatimi i reformave, duke përfshirë ato për të forcuar sundimin e ligjit janë kyçe për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme rritjen dhe perspektivat e bisedimeve për pranimin në BE.

    Pesë rreziqe të tjera nëse materializohen do të kenë ndikim mesatar negativ në Ekonomi.

    Të tilla janë rritja e rritja primit të rrezikut për normat e interesit të Shqipërisë dhe rënien e interesit të investitorëve ndërkombëtar për letrat me vlerë të Shqipërisë.

    Gjithashtu me rrezik të mesëm u vlerësua konsolidimi në sistemin bankar. Një dalje e papritur dhe e çrregullt e një bankat të madhe të huaj nga vendi mund të krijojë presione në treg mbi administrimin e borxhit të brendshëm vlerësoi Fondi.

    Kontratat me Partneritet Publik Privat janë një rrezik tjetër me nivel mesatar aktualisht. Kontratat e dizajnuara dobët për investimet në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike, dhe të krijojnë detyrime të mëdha kontingjente, realizimi i të cilave mund të minojë qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit.

    Gjithashtu ndryshimet klimaterikë sidomos thatësirat e gjata paraqesin rrezik fiskal për shkak të kontigjencave që duhen për importin e energjisë Shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit mund të dekurajojnë bankat të financojnë më tej qeverinë gjithashtu janë një rrezik me ndikim mesatar në ekonomi por me një probabilitet të ulët ndodhjeje./ Referuar nga Monitor/ Tiranapost.al.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post