• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Fluksi i lartë, zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe të shtunën


    Zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunave, me qëllim që qytetarët dhe emigrantët të kenë më shumë mundësi aplikimi dhe njëherësh të kursejnë kohë të vlefshme.

    Zyrat e shërbimit të qytetarëve në Policinë e Shtetit si dhe zyrat e Gjendjes Civile do të jenë gjithashtu të hapura të shtunave, duke krijuar kështu lehtësira për çdo shtetas që ka nevojë për rinovimin e dokumenteve të identitetit.

    Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vit u skadojnë dokumentet e identitetit, të aplikojnë për karta ID dhe pasaporta biometrike, pasi që nga muaji tetor 2019, do t’ju kushtëzohet shërbimi pa u pajisur me kuponin e aplikimit. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690