Aktualitet

Fluks turistësh në Himarë, nga Amerika dhe Italia

Fluks turistësh në Himarë, nga Amerika dhe Italia

Nëse në Sarandë turistët polakë e gjermanë janë ata që e preferojnë dhe e zgjedhin për të kaluar pushimet, amerikanët, italianët, japonezët apo edhe turistë nga Argjentina e Largët kanë zgjedhur Himarën si destinacion pushimi në këto ditë. Qyteza që ndodhet poshtë malit, dhe plazhet buzë Jonit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistët e huaj, ku mes tyre ka nga ata që thonë se do të kthehen sërish pasi ndihen të tërhequr.

Image result for Himara

Gazetari i Ora Neës ka pyetur disa prej tyre:

Turist: “Jam nga  Amerika dhe më pëlqen këtu. Natyra dhe deti janë të bukur. Kam vizituar më herët edhe Tiranën, Durrësin dhe Alpet shqiptare.”

Rritja e temperaturave është një lajm i mirë për bizneset dhe banorët e zonës të cilët presin shtimin e numrit të turistëve.

Një prej banorëve thotë: “Nuk na kanë ndihmuar temperaturat sepse kanë qenë të ulëta. Tani që është rregulluar koha shpresojmë të rritet turizmi dhe të vijnë të huajt.”

Image result for Himara

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Jorgo Goro thotë se numri i pushuesve shënon rritje vit pas viti, ndërsa biznesi përgjigjet me përmirësim dhe shërbime cilësore./ Tiranapost.al. E.B