Aktualitet

Fluks emigrantësh në pikat kufitare për festat e fundvitit

Fluks emigrantësh në pikat kufitare për festat e fundvitit

Fluks dhe radhë të gjata kalimi në pikën kufitare të Kapshticës. Me rastin e Krishtlindjeve, që festohen në 25 dhjetor, sportelet në hyrje dhe në dalje të Kapshticës janë mbushur me radhë të gjata. Për të përballuar fluksin, sportelet po punojnë me kapacitete të plota.

Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se 6321 shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3289 të tjerë kanë dalë nga vendi. Fluksi në pikën kufitare të Kapshticës ka nisur që prej 3 ditësh./ Copyright Tiranapost.al