Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Flori sqaron për të disatën herë se për kë po “Plas”


Këngën pretendente për të fituar Këngën Magjike jo të gjithë po arrijnë ta shijojnë, edhe pse është ndër më të bukurat e më të ndjerat që Flori ka bërë. Shumica kanë hallin të gjejnë se kujt i kushtohet kënga dhe nuk po iu bie shpirti në paqe. Si për t’u bërë parapritë atyre çfarë dinte mirë se do të thuheshin, vetë Flori tek ‘E Diela Shqiptare’ tha se kishte dashuruar vetëm njëherë në jetë dhe se s’ka lidhje me shoëbizin dhe po vetë Flori në një intervistë nga prapaskena e Këngës Magjike tha se kënga në fakt nuk është dedikim për asnjë, kurse ata që këngën e konsideruan dedikim për një person në veçanti, i quan ‘fake news‘.

Gjithsesi në çdo portal e faqe ku është shfaqur kënga komentuesit vazhdojnë të ngulin këmbë tek emrat e përveçëm. Dhe ja ku Flori shkruan edhe një here në profilin e tij: Kjo këngë nuk është më kënga ime. Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtet. Dashuria i jep kuptim jetës”.

Këtu, në fakt, mund t’i ketë ndezur edhe më shumë kurreshtjet dhe mbase ky është qëllimi. Ajo që na mbetet ne të themi është se dashuritë e mëdha nuk e veshin të gjitha fustanin e bardhë, por ama përcjellim emocione të forta si kjo që do të sjellë Flori sot në mbrëmje në natën e dytë të Këngës Magjike.