Lajme nga Bota

Flet shqiptari që ka jetuar pranë autorit të sulmit në Berlin

Flet shqiptari që ka jetuar pranë autorit të sulmit në

Mbarë Europa po ndjek 24-vjecarin tunizian si i dyshuari kryesor për sulmin me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku 12 persona gjetën vdekjen dhe dhjetëra u plagosën.

Fakte të reja të publikuara në mediat e huaja tregojnë se Anis Amri ishte monitoruar që në fillim të këtij viti si të dyshuar për planifikimin e një grabitjeje me armë por në mungesë të provave  arriti të shpëtojë nga mbikëqyrja.

Para se të  hynte në Gjermani, ai kishte shërbyer për rreth 4 vite  për shkak të një zjarrvënieje në Itali.

Një urdhër arresti europian është lëshuar pasi leja e qëndrimit të Amri u gjend në kabinën e kamionit që la gjurmë të masakrës në treg pranë rrugës më të njohur në Berlin.

Autoritetet gjermane paralajmërojnë se aim und të jetë i armatsur dhe i rrezikshëm duke ofruar një shpërblim prej deri në 100 mijë euro për informacion që çon në arrestimin e tij.

Amri mendohet se mund të jetë plagosur në një betejë me shoferin polak të kamionit i cili fatkeqësisht humbi jetën.

anis

“Ruhrnachrichten” thotë se Amri ja jetuar në Dortmund  kohë pas kohe. Disa persona e kanë njohur nga  fotot dhe kanë thënë se ai e kalonte kohën me një gjerman me origjinë shqiptare  i cili  muajin e kaluar dyshohej se ishte mbështetës i ISIS.

Pas hulumtimeve gazetari i BBC neë ka shkuar në një ndërtesë me dy katë në të cilin jetojnë 16 emigrantë, ndërtesë kjo e akomoduar në modelin e një studenti. Gazetari  vendosi të trokiste në çdo derë dhe një iraken i vogël dhe disa refugjatë shqiptaë të cilët thanë se dinin shumë pak për Anis Amri, i cili qëndroi për një kohë shumë të vogël.

shqwiptari

“Nuk e njoh fytyrën e tij:. Tha Andi nga Shqipëria të cilit iu tregua fotoja e të dyshuarit. Por ai shtoi se kishtë folur më  bashkëkombasit e tij për këtë sulm me refugjatët e tjerë dhe ata përforcojnë idenë se ai kishte kontakte me xhihadistë.

BBC shkruan se në muret e koridorit gjendet një shenjë e zvastikas, si provë e ndjenjës kundër emigrantëve. Këta të fundit shpjegojnë se ajo është vizatuar nga banorët e zonës dy muaj më parë.

berlin