Aktualitet

Flet për herë të parë Brigitte: I vetmi gabim i Macron...

Në një intervistë ekskluzive për Elle Magazine Brigitte, Zonja e parë e Francës ka folur për marrëdhënien e saj me presidentin francez Macron, ajo tha se i vetmi gabim apo faj i tij është: ‘Shumë më i ri se unë’.

E emocionuar Briggite tha se nëse nuk do ndiqte ndjenjat dhe romancën me të prej vitesh, do të lejonte jetën e saj të vazhdonte ashtu siç kishte nisur...

Brigitte tregoi edhe disa detaje të jetës së saj kur ishte një vajzë e vogël, për qetësinë që mbart, pasionin për profesionin si mësuese dhe lidhjen e saj me Emmanuel-in. Ata janë të lidhur tashmë prej 20 vitesh, që kur Macron ishte student dhe Brigitte ishte mësuesja e tij. Brigitte është 64 vjeç dhe Macron është 39, kjo diferencë bëri që gjithë mediat e botës të fokusoheshin prej kohësh tek të dy, ndoshta duke lënë mënjanë edhe shumë aspekte politike.

Megjithatë, ajo vazhdon të vlerësojë e të ndihet e lumtur për marrëdhënien e tyre për të cilën thotë: "Me Emmanuelin jam e thjeshtë dhe gati për gjëra të jashtëzakonshme dhe gjithmonë pyes veten se çfarë do jetë aventura e ardhshme dhe kjo ka zgjatur plot 20 vjet".

Opposition mounts against official 'first lady' role for Brigitte Macron

"Kur lexoj gjëra për ne si çift, gjithmonë ndjehem sikur po lexoj historinë e dikujt tjetër, por historia jonë është kaq e thjeshtë".  Brigitte gjithashtu zbuloi se gjatë fushatës zgjedhore, ishte me të vërtetë e shqetësuar në mbrëmjen e raundit të dytë të zgjedhjeve.

"Shumë njerëz menduan se pas raundit të parë, fituam por duhej pritur raundi i dytë, ne nuk e kemi menduar kurrë këtë fitore pa parë rezultatin, sidomos unë që nuk jam njeri që parashikoj, një gjë ekziston vetëm kur të arrijë, jo më parë"...

Edhe pse diferenca në moshë është afërsisht e njëjtë me atë të Trump me Melanian, Brigitte dhe Emmanuel kanë qenë në fokus dhe në vëmendjen e të gjithëve. Macron po përballet me rezistencën ndaj shtysës së presidentit për të formalizuar rolin e Zonjës së Parë të Francës. Ajo këmbënguli që ajo nuk do të marrë një rrogë dhe premtoi se aktivitetet e saj zyrtare do të publikohen në internet në mënyrë që francezët të dinë se çfarë do bëjë ajo.  Ajo përdori tekstualisht fjalët: Francëzet duhet të dinë se çfarë po bëj dhe çfarë do bëj në vazhdim.  Tiranapost.al E.B

Një fragment ekskluziv i intervistës.

 ELLE. Kur e kuptuat që marrëdhënia juaj po shndërrohej në diçka tjetër ?

Brigitte Macron.  Mendoj se ka ndodhur kur po punonim bashkë  për pjesën e teatrit të Eduardo De filippo « Arti i komedisë ». Shkruanim të dy të premte në mbrëmje dhe, që të shtunën unë prisja të premten tjetër. Nuk e kuptoja përse. Më dukej kaq çmenduri.

ELLE. U përpoqët të rezistoni ?

Brigitte Macron. Po. Isha unë që i thshë Emmanuel të bënte vitin e fundit të gjimnazit në Paris sepse mendoja se ishte më mirë për të. Nuk kishte asgjë mes nesh në atë moment, por thashethemet gëlonin. Unë shqetësohesha vetëm për fëmijët e mi, Sebastien, Laurence dhe Tiphanie. Jo për njerëzit e tjerë.

ELLE. Si i keni përjetuar shpifjet, misogjininë  që diferenca juaj në moshë ngjalli gjatë fushatës presidenciale ?

Brigitte Macron. Keq. Por i thashtë vetes : « Mirë, po i përjeton keq, por hesht» Pastaj kaloi.

ELLE. Çfarë ka qenë më e vështirë për ju në këtë histori të pazakontë ?

Brigitte Macron.  Largësia që na mbajti të ndarë fizikisht deri në vitin 2007. Por gjatë kësaj periudhe i shkruanim shumë njëri-tjetrit.

ELLE. E konsideroni veten si transgresive ?

Brigitte Macron. Aspak. Sepse kjo histori rrodhi butësisht. Unë e çova dalëngadalë familjen time drejt pranimit të faktit që… Emmanuel e çoi dalëngadalë familjen e tij drejt pranimit të faktit që… Nuk thyem asgjë, edhe pse plasaritëm disa gjëra sigurisht. Sidoqoftë, ndarjet shkaktojnë gjithmonë dëme. Fëmijët vuajnë shpesh.  E di që i kam lënduar fëmijët e mi, kjo është gjëja që më rëndon më tepër.  Por nuk mund të mos e bëja. Ka momente në jetën e njeriut kur bëhen zgjedhje jetësore. Për mua ishte kjo. Pra, 20 vjet distancë, ajo që është thënë, nuk janw asgjë. Sigurisht kur hamë mëngjes  jam unë me rudhat e mia dhe ai me freskinë e tij, por ja që kështu është. Sikur të mos e kisha bërë këtë zgjedhje, nuk do ta kisha jetuar jetën time plotësisht. Isha shumë e lumtur me fëmijët e mi, por njëherazi e ndjeja që duhet të jetoja « Një dashuri si ajo », si thoshte Prevert, për të qenë plotësisht e lumtur.  Një pjesë e intervistëse përkthyer nga B.H.

Frenc

brigi