Aktualitet

Flet gruaja e Klement Balilit, ajo ka një kërkesë...

Flet gruaja e Klement Balilit, ajo ka një kërkesë...

Flet për mediat gruaja e Klement Balilit, duke treguar se si ka hyrë sot policia në shtëpinë e tyre duke i terrorizuar. Ajo ka thënë se as nuk e ka idenë se ku është i shoqi i saj dhe se prej kohësh nuk ka asnjë kontakt me të.

Madje ajo ka kërkuar nga shteti që të bëjë punën e tij dhe të gjejë Klementin. “Që kur u shpall në kërkim nuk ka qenë në shtëpi, unë nuk kontaktoj me tim shoq prej disa kohësh dhe nuk e di se ku është. Shteti të ma gjejë se ku është im shoq”, ka thënë Alma Balili.

Reagimi i Alma Balilit erdhi pasi policia e Shtetit mëngjesin e sotëm kontrolloi disa shtëpi në Sarandë dhe Delvinë sepse kishin dyshime se Klement Balili ndodhej atje.