Politikë Te gjitha

Flet Astrit Veliaj për mandatin që ia “dhuruan” dy gra dhe një burrë. Ja ku isha kur mora vesh se iku Halimi dhe çfarë mendoj se do bëj me mandatin tim


Astrit Veliaj pritet që të marrë mandatin e deputetit qtë PD-së, që e la Eduard Halimi.

Në një lidhje telefonik me News 24. Astrit Veliaj tha se “isha në Washington kur Halimi më njoftoi se do të linte mandatin dhe më uroi ta merrja unë. Nuk kam komunikuar me kryetarin Basha apo me gratë që deklaruan se nuk do ta marrin mandatin. Kam biznesin dhe reputacionin tim dhe nuk dua ta cënoj për politikë. Besoj ka qene vendimi personal i atyre grave për shkak të hierarkisë së listës”.

Veliaj më tej u shpreh se do të kontribuojë në politika konkrete për integrimin e vendit dhe se mendon se ka pjekurinë e duhur politike për të bërë gjëra të mira./ Copyright Tiranapost.al