• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Flet ambasadori i OSBE-së: Situata e brishtë në Kosovë


    Shefi i Misionit të OSBE, ambasadori Jan Braathu thotë se situata mes partive serbe në veri të Kosovës është e brishtë, për shkak të disa incidenteve të ndodhur në Leposaviç. Komenti erdhi pas një vizite të bërë sot në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe parashtesa ku u dorëzoi formularin e ankesave të alfbetit Brail për personat e verbër.

    Shefi i OSBE-së tha se më anë të formularëve për  alfabetin e Braillit personat e verbër do të kenë mundësi të kenë qasje të plotë në këtë proces zgjedhor.

    “Kemi arritur t’iu ndihmojmë në prodhimin e këtyre formularëve,  të cilët do të ndihmojnë të gjithë personave të verbër që të kenë qasje të plotë në procesin zgjedhor, përfshirë edhe në dorëzimin e ankesave. Kjo është për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për tu mundësuar qasje të gjithë personave që të kenë qasje të plotë në proceset zgjedhore dhe qasje në jetën publike”, tha ai

    Marrë shkas nga kjo, ai u bën thirrje të gjitha partive politike në që të respektojnë të drejtën e votës për secilin person.

    “Situata është mjaft e brishtë, fatkeqësisht kanë ndodhur disa incidente sidomos në Leposaviq, OSBE së bashku me ambasadën amerikane ka lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës iu bëjmë thirrje  që të sigurohet një proces i drejtë dhe me atë rast dënojmë çdo rast kërcënimi.

    Fatkeqësisht po shohim shenja që këto kërcënime po vazhdojnë në disa lokalitete. Kërcënimet dhe dhuna nuk kanë fare vend më vendet dhe proceset demokratike. Iu bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtën e secilit person, të votojnë lirshëm secili person ashtu siç ia merr mendja në mënyrë që të sigurohet vërtet një proces i lirë, i drejtë dhe paqësor zgjedhor. Do të ishte tragjike sikur të cenohej jeta e njeriut në një proces zgjedhor si pasojë e ngritjes së tensioneve”, tha Brathu. TIP E.B

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690