LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Flamuri shqiptar në krye të skenës ku performon Metallica. Po s’kemi pse entuziazmohemi dhe aq


Po pamë pak kuqezi, ne shqiptarëve na zien gjaku. Lëre pastaj kur shikojmë flamurin, edhe më stoiku i fisit që bën sikur s`e do Shqipërinë, emocionohet. Dhe dozat e entuziazmit shtohen kur të huajt e respektojnë. Sërish Metallica, grupi i famshëm i Rock-ut, që disa kohë më parë pozoi me një flamur shqiptar në Angli, këtë herë e ka mu në mes të skenës flamurin tonë.


(Postimi i Metallica-s, foto nga Instastory)

Pavarësisht se na pëlqen kur e shikojmë, në këtë rast nuk ka vend për emocione të mëdha. Grupi i famshëm ka qenë në Itali dhe e dimë që në shtetin fqinjë ka shumë shqiptarë. Organizatori i mbrëmjes, pronari i lokalit ose publiku, do kenë qenë shqiptarë, ndaj edhe simboli ynë është vënë aty. Se e di i madh e i vogël që këngëtarët shkojnë thjesht për të kënduar e nuk sistemojnë skenën./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane