Kryesore Politikë Te gjitha

Flamur Noka nuk pranon të dalë nga Kuvendi, seanca shtyhet për nesër


Jashtë Parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Gramoz Ruçin se po shkel rregulloren me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për të mos lejuar debatin.

Mazhoranca nuk ia ka dalë të vazhdojë debatin në seancën parlamentare edhe kryetari i Kuvendit e ka shtyrë për ditën e premte në orën 8:30.

E gjithë kjo situatë erdhi pasi deputeti demokrat, Flamur Noka nuk ka pranuar të dalë nga salla e Kuvendit, pas kërkesës për përjashtim nga deputetët socialist.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit nuk ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, LSI dhe PR për të përjashtuar Edi Ramën.

Jashtë Parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Gramoz Ruçin se po shkel rregulloren me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për të mos lejuar debatin.

Nuk ka asnjë arsye Gramoz Ruçi të shkelë rregulloren përveç se ankthit të Edi Ramës për t’u përballur me të vërtetën. Ky është fundi t’i mbyllësh gojën opozitës, kemi dy javë që nuk zhvillohet debati”, tha Lulzim Basha.

Kreu i demokratëve akuzoi Ramën se është i lidhur me bandat dhe për këtë arsye nuk lejon debatin. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *