Kryesore Politikë Te gjitha

Flamur Noka nuk pendohet për bllokimin e seancës


Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka nuk është penduar për situatën që krijoi këtë të enjte në sallën e Kuvendit.

Madje ai thotë se më tepër se sa ka fyer ndonjë në sallë, është ndjerë i fyer. Në në prononcim për mediat, Noka thotë se vendimi për përjashtimin e tij nga salla ishte i padrejtë.

Kjo pasi për të, nuk duhej të përjashtohej ai pse përdori fjalën “rrugaç”, në një kohë që për deputetin, ishte Kryeministri Rama që po përdorte pas krahëve “fjalë me zhargon rruge”

Në fakt gjithçka ka nisur kur Sali Berisha ka kundërshtuar disa aspekte të ligjit për minoritetet. Në këtë moment është dëgjuar një deklaratë “Ah, ti ke rrjedhur” nga kryeministri Rama për ish-kryeministrin. Veprim ky që është kundërshtuar nga deputeti i PD, Flamur Noka.

Në shenjë proteste, Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes në disa nga raste nga Ruçi. Në këto kushte, kreu i Kuvendit ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat.

Prononcimi për mediat:

Dëgjova unë dhe gjithë kolegët që foli me një zhargon rrugaçëror. Kërkova fjalën për procedurë që t’i bëhej e ditur që Kryeministri të mos flasë me zhargon rruge. Dhe në vend që të përjashtohet kryeministri, përjashtohet deputeti. Ky është turpi i këtij parlamenti.

A more pjesë në mbledhjen e Byrosë?

Sigurisht këtë ua thashë edhe në mbledhjen e Byrosë.

A është një moment për të kërkuar ndjesë?

Unë nuk kam fyer njeri. Unë kam dalë nga ajo sallë i fyer, se të drejtën që ma ka dhënë ajo dhomë, ma mohon kryetari i Kuvendit. Nëse quani fyerje insistimin, sigurisht që e pranoj se paskam fyer. Zonja gazetare, fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalën që flet me zhargon rruge. Nëse pas atyre fjalëve që tha Kryeministri, nuk quhet rrugaç atëherë nuk e di.

Po çfarë tha se ne nuk e dëgjuam?

E pranoi edhe vetë një pjesë të tyre. dhe nuk është hera e parë, është përsëritës i përhershëm prapa krahëve të kolegut. E ka zakon të vjetër. E.C/ Copyright TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *