Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën. Humb jetën 30-vjeçari

Zjarri ka përfshirë një banesë në Pogradec. Si pasojë e asfiksimit një i ri ka ndërruar jetë.
Flakët përfshijnë banesën. Humb jetën 30-vjeçari

Bashkëshortja e të riut ka rrëfyer tmerrin që ka parë me sy... Eriola Elezi ka thënë se në momentin që ka shpërthyer zjarri ajo nuk ndodhej në dhomë me bashkëshortin.

“Ilirjani ishte në dhomën ku zjarri ishte më i fuqishëm. Vjehrra ka thyer dritaren për ta ndihmuar, por nuk e shpëtuam dot. Më pas na erdhën në ndihmë banorët e fshatit”, tregon ajo.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës, ku një i ri ndërroi jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij. Kjo ngjarje është shënuar në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

Viktima është shtetasi me iniciale I.E. 30-vjeç, i cili u gjet i pajetë në një nga dhomat e banesës. Ndërsa nga flakët që kanë përfshirë banesën, mësohet se ka marrë dëmtime në trup edhe nëna e viktimës, shtetasja B.E. Ajo tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra nga djegia.

Banesa është shkrumbuar e tëra. Grupi hetimor ka thënë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.