• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    Flakët nuk mund të ndalen! Franca shpall emergjencën kombëtare


    Zjarrfikësit paralajmërojnë se mund të mos jenë në gjendje që të shpëtojnë Katedralen Notre Dame, pasi flakët vazhdojnë të përfshijnë ndërtesën ikonë të Parisit.

    Zyrtarët thonë se zjarri, i cili përfshiu ndërtesën gotike 850-vjeçare rreth orës 19:00, mund të lidhet me punimet e rinovimit që po kryheshin në katedrale. Mediat franceze raportojnë, duke cituar burimet policore, se zjarri nisi aksidentalisht.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, po e trajton djegien e Katedrales si një emergjencë kombëtare.

    “Mendimet tona shkojnë me të gjithë katolikët dhe të gjithë francezët. Si të gjithë bashkatdhetarët, jam i trishtuar të shoh sesi kjo pjesë e jona po digjet”, shkroi Macron në Twitter./ Telegraph/ Tiranapost.al