• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Fjalimi emocional i presidentit në ikje të Komisionit Europian, Juncker: Negociatat për Shqipërinë të çelen, por jo se po tregohemi bujarë


    Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, do e lërë shumë shpejt postin e tij për Ursula von der Leyen. Gjatë mandatit të tij ka pasur shumë ngjarje, një Angli që dëshiron dhe po bën luftë të largohet dhe vende të tjera si ne apo Shkupi për tu anëtarësuar. Duke prekur tema të ndjeshme si Brexit, Turqia apo të ardhmen e BE-së, Juncker u ndal tek dy vendet që presin vendimin për negociatat. Një fjalim emocional kur tha se kishte qenë vetë ai që gjatë mandatit kishte deklaruar se nuk do ketë anëtarësime në periudhën 2014-2019 por sot ai thotë se veçanërisht për Shqipërinë, me reformat e guximshme që ka marrë, duhet të jetë në favor për PO, dhe jo për bujari, por sepse e ka merituar. Lexoni fjalën e plotë të Juncker kur flet për Shqipërinë, rolin e Europës në rajon dhe arritjen e Shkupit me marrëveshjen me emrin e ri.

    Fjalimi i mbajtur sot i  Presidentit Juncker në seancën plenare të Parlamentit Evropian me rastin e debatit për përgatitjet për Këshillin Evropian që do japë vendimin me 17-18 Tetor 2019 për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    Do doja të ndalesha pak tek zgjerimi i BE-së e nderuar presidente e Komisionit Europian. Në fillim të mandatit tim, deklarova se gjatë po këtij mandati nuk do të ketë zgjerime apo anëtarësime të reja të vendeve në Union. Disa prej të pranishmëve këtu u mërzitën, sidomos ata në Ballkanin Perëndimor, që nuk e përjetuan aspak mirë. Por ishte e qartë që nëse dikush duhej të fliste për këtë çështje me përgjegjësi, duhet të tregohej edhe i sinqertë. Unë thashë se nuk do të kishte zgjerim të BE-së gjatë pesë viteve, mes 2014 dhe 2019.

    Por nëse më duhet të tregohem prapë i sinqertë dhe vlen po aq që të justifikohem në ato që kam thënë, dua të tregoj për ata që duan të bashkohen me ne ( Tirana dhe Shkupi). Të dy këto vende kanë bërë përparime thelbësore. Kjo është arsyeja pse presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, presidente Ursula Von der Leyen dhe unë u dërguam një letër vendeve anëtarë, duke u bërë thirrje të mbajnë premtimin ndaj vendeve të BP, dhe veçanërisht Shkupit dhe Tiranës.

    Nëse Europa ka vullnet të fortë, gjithmonë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet e dakorduara. Unë marr shembull marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, korniza evropiane dhe perspektiva evropiane ishte ajo që i dha fund konfliktit dhjetëvjeçar që tashmë është zgjidhur një herë e mirë.

    Ndërsa për Shqipërinë, ka ndërmarrë me guxim reformat, që na lejojnë të parashikojmë në në nj mënyrë të favorshme- jo bujare, por të favorshme- hapjen e negociatave.

    Por unë them se qëllimi në vetvete nuk është zgjerimi. Nuk mjafton zgjerimi, nuk është e mjaftueshme të themi zgjerimi zgjerimi, ok vazhdoni… Be të zgjerohet të zgjerohet e të zgjerohet…Jo! Është çështje e thellimit të ndërtimit të Europës, duke u bazuar në vlerat që ne i ndajmë bashkë dhe që nuk duhet ti braktisim për sa kohë jemi të bashkuar.

    Fjalimin e tij të fortë dhe emocional, e ka bërë share edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Tëitter i cili citon pjesën më të rëndësishme të Juncker:

    “Reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim na lejojnë të parashikojmë në një mënyrë të favorshme – jo bujare, por të favorshme – hapjen e negociatave për bisedimet e pranimit”./ Copyright/ Tiranapost.al E.B, linku origjinal këtu. 

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]