Lifestyle Te gjitha

Fituesi i “Sanremo”-s nxit polemika në internet, reagon edhe ministri italian: Kjo është kënga më e bukur?


Italia do të përfaqësohet këtë vit në “Eurovizion” nga një këngëtar me origjinë egjiptiane. 27- vjeçari Alessandro Mahmoud fitoi festivalin ikonë të muzikës italiane “Sanremo”-s, me këngën “Soldi”.

Menjëherë pas fitores së tij, në internet shpërthyen polemikat veçanërisht për faktin se një pjesë e këngës është në gjuhën arabe.

Ndër të parët që reaguan ishte dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili shkroi në “Tëitter”:

“Kënga italiane më e bukur?!? Unë do të zgjidhja ‘Ultimo’, ju çfarë thoni??”.

Artisti Ultimo që performonte “I tuoi particolari” ishte një ndër pretendentët për çmimin e parë dhe mori 50% të votave nga publiku. Pavarësisht kësaj, juria vlerësoi këngëtarin Alessandro Mahmoud, ndërsa artisti Ultimo shprehu nervozizmin e tij për vendimin gjatë konferencës për mediat./ Tiranapost.al