Kryesore Politikë Te gjitha

Fitorja nisi nga Tirana. Rekordi që vendosi PS në këto zgjedhje


Fitorja e PS-së në këto zgjedhje është sa historike aq edhe rekord. Dhe duket se rekordi i kësaj fitoreje nis pikërisht nga kryeqyteti.

Po, pasi sipas të dhënave, Tirana rezultoi në këto zgjedhje si lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste. Rritja e PS-sën ë Tiranë është e ndjeshme dhe kjo duket në të gjitha njësitë bashkiake apo ish-komunat.

Kështu, nëse PS në rang vendi ka siguruar 48% të votave, në Bashkinë e Tiranës rritja mesatare shkon në 51.2%, pra mbi 3 për qind më shumë se sa mesatarja kombëtare.

Për herë të parë në historinë e këtyre viteve demokraci, PS ka mundur të fitojë të 24 njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Tiranës, përfshi këtu edhe zona të tilla që konsiderohen si bastione të PD-së, siç është Lapraka.

Rritja më e madhe e PS-së është shënuar në njësitë 8, 9 dhe 10. Por nuk mbeten pas as zonat rurale ku të gjitha njësitë administrative që më parë i përkisnin ish-komunave, një pjesë e të cilave kanë qenë bastione të PD-së, jo vetëm që kanë nxjerrë fituese PS-në, por kanë dhënë rezultate që i kanë dhënë socialistëve një fitore të thellë.

Rekordin e shënon Njësia e Krrabës ku rritja e PS-së ka qenë me 36%.

Si duket projektet madhore si ai i sheshit “Skënderbej”, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Vogël, por edhe puna e bërë në çdo lagje, duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lojërave, kanë dhënë efektin e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

Rezultatet e PS në Tiranë

Njësia                           2017                    Rritja nga 2013  

Dajt                                   56,00%                + 4 %

Farkë                                 46,17%                + 13 %

Kashar                              53,80%                + 11 %

Krrabë                              69,91%                + 36 %

Ndroq                               59,45%                + 16 %

Petrelë                               62,29%                + 17 %

Pezë                                   63,41%                + 21 %

Shëngjergj                          47,27%               + 6 %

Vaqarr                              59,87%                + 2 %

Baldushk                          50,62%                + 5 %

Bërzhitë                           55,53%                + 10 %

Zall-Bastar                        53.46%                + 6 %

Njësia Bashkiake 1          51.30%                + 5 %

Njësia Bashkiake 2         50,21%                + 5 %

Njësia Bashkiake 3         52,00%                + 8 %

Njësia Bashkiake 4         51,86%                + 6 %

Njësia Bashkiake 5         53,38%                + 2 %

Njësia Bashkiake 6          53.75%                + 3 %

Njësia Bashkiake 7         51,94%                + 3 %

Njësia Bashkiake 8          43.56%                + 4 %

Njësia bashkiake 9         50,80%                + 6 %

Njësia Bashkiake 10       51,46%                + 8 %

Njësia Bashkiake 11        44.98%                + 2 %