Aktualitet

Fitorja e parë e Izet Haxhisë, rihapet dosja “Hajdari”/ Avokati: Do thirret dëshmitar Sali Berisha

Fitorja e parë e Izet Haxhisë, rihapet dosja “Hajdari”/

Izet Haxhia ka marrë fitorën e parë. Gjyakata e Apelit ka pranuar kërkesën e tij për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Çështja është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, çka do të thotë fillim i procesit gjyqësor nga e para. Procesi gjyqësor do të nisë me një tjetër trupë gjykuese.

Ish-truproja i Sali Berishës akuzohet për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit. Avokati i tij, Bashkim Nikolla deklaroi se në seancën e radhës do të paraqiten provat e reja për të provuar pafajësinë e Izet Haxhisë. Sipas avokatit do të thirret për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Berisha, I cili është i parë në listë.

"Më në fund pas një kohë të gjatë vendoset një e drejtë proceduriale në vendin e duhur. Gjyakata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e cdo të gjykuari të jetë në senacë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen ccështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. Hapet e drejta për t'u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulante, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha", u shpreh avokati.

Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të PD, Azem Hajdari. Haxhia u ekstradua në maj të vitit në kaluar në Shqipëri nga Turqia. /Tiranapost/A.C