• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Fitore bindëse e Arsenalit kundër Frankfurtit


    Arsenali ka triumfuar në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit F, ku ka mposhtur Frankfurtin me rezultat bindës 0-3.

    Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuar tre gola.

    Fillimisht në pjesën e parë realizoi talenti Willock në minutën e 38-të pas një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

    Me epërsinë minimale të Topçinjve 0-1 skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

    Frankfurt tentoi të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, duke e rrezikuar disa herë portën e Topçinjve.

    Por vendasit në minutën e 79-të mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi u përjashtua Kohr.

    Epërsinë numerike e shfrytëzoi Arsenali që shënoi edhe dy gola të tjerë me talentin Saka dhe Aubameyangin për 0-3.

    Kësisoj pas ndeshjes së parë në Grupin F, Arsenali zë pozitën e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Standard Liege që mposhti Vittoria Guimaresin./XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]