Aktualitet

Fiton lotarinë, por gjyshi është më i mërzitur se kurrë: I prisha të gjitha me familjen, ja ç'më ndodhi pastaj

Kur të bie lotaria do të thotë të jesh me fat e më në fund të blesh ato gjëra që ke ëndërruar. Por një gjysh i cili fitoi lotarinë me 80 mijë paund është më i mërzitur se kurrë. Ai thotë se fitorja e lotarisë i shkatërroi jetën, sepse ka humbur përfitimet nga shteti. Daniel Millar, 63 vjeç ka treguar për median britanike Metro se i prishi paratë brenda disa javësh duke bërë dhurata për familjarët, duke shkruar në pushime luksoze, duke blerë rroba e duke ndryshuar mobiljet e shtëpisë.

Por pas lajmit për fitoren e lotarisë, Departamenti për punën dhe pensionin i kanë ndalur përfitimet, pasi në bazë të ligjit ai nuk u kualifikua më si njeri që kishte nevojë për asistencë sociale. "Është një makth, nuk e di çfarë mund të bëj dhe nuk di kujt dhe ku të drejtohem. Nuk e dija se duhej t'i tregoja Departamentit për Punë dhe Pension për fitoren time,  kështu që i shpenzova të gjitha duke ua dhënë dy djemve dhe vajzave të mia, ata na dërguan me pushime, blemë rroga për mua dhe gruan dhe ndryshuan shtëpinë.” Daniel, i cili ka probleme afatgjata shëndetësore pretendon se ai dhe Bridget, bashkëshortja e tij marrin vetëm  62 paund në javë dhe se tani janë të varfër. Tiranapost.al E.B

Disabled granddad says his £80,000 lottery win 'ruined' his life as he lost his benefits

Daniel Millar

Disabled granddad says his £80,000 lottery win 'ruined' his life as he lost his benefits