SPORT

Fiton Australian Open dhe bëhet më i madhi i të gjitha kohërave

Fiton Australian Open dhe bëhet më i madhi i të gjitha

Roger Federer është fituesi i Grand Slam të parë për 2017, Australian Open. 36-vjeçari zvicerian mundi në finale Rafa Nadal me rezultatin e përgjithshëm 3-2, në një ndeshje plot rivalitet e cila zgjati 3 orë e 45 minuta.

Për Federer kjo është hera e 5-të që ai fiton në karrierën e tij Australian Open. Për herë të fundit e kishte fituar këtë turne në 2010, ndërsa triumfi në këtë Grand Slam është i 18-i në karrierën e ish-numrit 1 të botës.

Me fitoren e Australian Open, Federer arkëton gjithashtu edhe një shifër të majme parash, plot 2 milionë e 240 mijë paund, ndërsa finalisti tjetër Nadal si humbës i kësaj finaleje arkëtoi vetëm 1 milionë e 150 mijë paund.