Politikë

Fitoi me Durrësin, tani PS çon kërkesë edhe për Vorën

Fitoi me Durrësin, tani PS çon kërkesë edhe për

Pasi fitoi gjyqin për kryebashkiaken e Durrësit, PS i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut, që fitoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kërkesa e Partisë Socialiste vjen pasi në 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut.

Gjyqtarja e çështjes ka theksuar se kjo kompetencë i takon Gjykatës Administrative dhe për apelim duhet t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, e cila aktualisht është jashtë funksionit, pasi ka vetëm 2 anëtarë nga 9.

Më herët sot Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit i dha vërtetimin e mandatit të kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Valbona Sakos./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/njih-mandatin-ps-kerkese-gjykates-ne-durres-sako-e-kam-fituar-me-mund/

http://www.tiranapost.al/gjykata-rrezon-dy-kryebashkiake-te-30-qershorit-durresin-dhe-voren/