Showbiz

‘Financial Times’ për Ermonela Jahon: Ylli i operistikës ndërkombëtare

‘Financial Times’ për Ermonela Jahon: Ylli i operistikës

Një tjetër vlerësim i përmasave ndërkombëtare vjen për Ermonela Jahon  dhe këtë herë nga prestigjiozja britanike ”Financial Times”.

Jaho ngjiti në skenë operetën e njohur ‘La Traviata'  të cilën e ka kënduar 10 vjet më parë. Zëri i saj potent arrin të pushtojë çdo cep të skenës duke i emocionuar të gjithë ata që duartrokasin pa pushim.

[caption id="attachment_324346" align="aligncenter" width="700"]Foto nga Google[/caption]

”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese te performancës së saj. Jaho jep gjithçka që ajo ka në skenë, ku shfaqet sa e ndjeshme aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet në ”Financial Times”.

[caption id="attachment_324347" align="aligncenter" width="768"]Foto nga Google[/caption]

[caption id="attachment_324348" align="aligncenter" width="700"]Foto nga Google[/caption]

*Artikullin e shikoni KETU