Nën lupën e Stela Sallakut

Finalja e look-ut televiziv të Hygerta Sakos

Hygertës këtë muaj i është dashur të dalë çdo ditë në ekran, dhe vetëm gardëroba e saj duhet të kishte minimalisht 30 veshje të ndryshme, 30 palë këpucë dhe 30 modele flokësh dhe make- up-i. Ndërkohë ajo ka ndërruar veshjet, disa prej tyre i ka kombinuar më të njëjtat këpucë, për trukun i beson të njëjtit “smoky eye” me ngjyrë të zezë dhe flokët i ndan në mes. Ka krijuar atë gardërobën e saj kapsulë, edhe pse kur del shpesh në ekran me të njëjtin look bëhesh e parashikueshme. Por le t`i shohim pak më nga afër 10 veshjet që kam përzjedhur për sot.

E fillojmë me pesë këshillat

[caption id="attachment_252012" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Prerja e këtij fustani me tre harkimet tek jaka më kujtoi filmat e viteve `90. Këtyre fustaneve i shtohej dhe një rrip rreth belit dhe xhaketë me të njëjtën copë si fustani, por me mëngë të shkurtra. Hygertën e tregon më të madhe në moshë, dhe duke qenë prerje drejt nuk i tregon format.

[caption id="attachment_252013" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Fustani kimono satin është një ndër dizanjet më të bukura, printi më kujton kopshtet japoneze. Nuk rekomandohet për vajzat që kanë përmasë busti më të madhe se 90 cm sepse dekolteja zgjatet më tepër se sa duhet.

[caption id="attachment_252014" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ngjyra e verdhë më pëlqen shumë, por ka më shumë detaje se sa duhet. Lulja afër supit, qemeri me prerje paralele,  pala veref direkt poshtë tij dhe mëngët me volum, e bëjnë të ngarkuar në tërësi. Minimalizmi fiton gjithnje pikë në ekran.

[caption id="attachment_252015" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Qemeri është më i ulët se sa duhet për konstruktin e trupit të bukuroshes nga Durrësi. Këto preje të tregojnë gjithnjë pak bark, edhe sikur të mos kesh fare.

[caption id="attachment_252016" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Pencat si pala në bel bëhen për moshat e mëdha, sidomos kur duhet të fshihen disa probleme të barkut. Këshilla ime është që të provojë dizajnet novatore, sepse do e përfaqësojnë më së miri.

Pesë veshjet më të mira

[caption id="attachment_252017" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Duke qenë se ka tipare mesdhetare, nuancat e së kuqes i rrinë më mirë se sa e gjelbra, bluja apo e verdha. Nuk do i rekomandoja shumë të eksperimentonte me ngjyrat aq sa me prerjet.

[caption id="attachment_252018" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Këmisha e bardhë i jep dritë portretit dhe make-up-it të ngarkuar. Do fitonte akoma më tepër pikë po të kishte zgjedhur një dizajn mashkullor.

[caption id="attachment_252019" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqejnë detajet e fluturave përgjatë bustit, duket më elegante dhe e gjatë. Thjesht ngjyrat duan kujdes me kombinimin e këpucëve.

[caption id="attachment_252020" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Këtë foton e përzgjodha për make-up-in, sepse mendoj që është më i miri që i kanë bërë Hygertës. Edhe unë e kam merak trukun, sepse gjithnjë tentojnë të të transformojnë në ekran. Ndërkohë që ky i thekson bukur sytë dhe lehtësisht buzët.

[caption id="attachment_252021" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Detajet e mëngëve kanë qenë must këtë sezon, sepse jemi kthyer në vitet `80 ku supet duhen theksuar me vata, ose krahë ëngjëlli, siç i thotë dhe dizajneri im i preferuar Alber Elbaz. Ngjyra e verdhë kanarine i vë në pah lëkurën dhe flokët./Tiranapost.al