Art dhe Kulturë

Filmi që do na përfaqësojë në Sarajevë

Filmi shqiptar "Drita zë fill" (Day break) është përzgjedhur që të mbajë premierën botërore në garën kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në sarajevë.

Këtë lajm e ka bërë me dije vete kryeministri Edi Rama përmes statusit të mëngjsit në facebook.

"MIRËMëNGJES, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të bukur për filmin shqiptar "Dita zë fill" (Daybreak) që është zgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, 11-18 gusht 2017, një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë."f

Pak për filmin.

“Drita zë fill” me regjisor Gentian Koçi, është prodhim shqiptaro – grek i financuar nga Eurimages, Qendra Kombëtare e Kinematografisë greke, si dhe në bashkë financim nga Radio Televizioni Shqiptar.

Filmi flet për përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur një vend pune në një mjedis të pasurish të rinj.

Filmi është prezantuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmirt të Berinales në Berlin të Gjermanisë. / Copyright Tiranapost.al