Art dhe Kulturë

Filmi i famshëm vizatimor, tashmë edhe në një version të ri me aktorë nga Lindja e Mesme

Filmi i mirënjohur vizatimor “ Aladin”, tashmë do të vijë më një version të ri me aktorë realë. Filmi që pritet të xhirohet së shpejti nga “ Disney do të ketë aktorë nga Lindja e Mesme. Natyrisht edhe ngjarjet në film zhvillohen në Bagdad të Irakut.

Filmi i parë i cili u shfaq në vitin 1992 ishte një sukses i vërtetë kiinematografik dhe kompania “ Disney” është e vendosur që ta lançojë më një format që respekton traditën.

Filmi pritet të shfaqet në Dhjetor 2017 ose Janar 2018 dhe aktualisht po bëhen audicionet për aktorët. Të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç me origjinë nga Lindja e Mesme mund të bëhen pjesë e tyre.