Aktualitet

Fillon mbyllja e sinjalit analog, qytetarët duhet të pajisen me dekoder dixhital

Për rreth dy vite afati vetëm shtyhet, por këtë herë Autoriteti i Mediave Audiovizive duket se e ka seriozisht. Nëpërmjet një njoftimi, AMA thotë se mbyllja e sinjalit analog të televizorit do të nisë nga qarku i Beratit në datën 15 gusht.

“AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA. Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Gusht 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark”, shkruhet në njoftimin e AMA-s./Tiranapost.al