Aktualitet

Fillon auditi në UT/ Ministria e Arsimit dërgon 5 ekspertë në rektorat

Ministrja e Arsimit ka urdhëruar nisjen e një auditi në Universitetin Publik të Tiranës. Ditën e sotme një grup prej 5 ekspertësh financiarë dhe juristë kanë shkuar si përfaqësues të ministrisë në Universitet për të kryer verifikime në lidhje me procedurat e administrimit akademik dhe financiar të UT.

Auditi u nxit nga konstatimi i një numri të madh problemesh prej autoriteteve drejtuese në fakultete, si dhe prej vetë profesorëve. Procesi i verifikimit do të zgjasë 10 ditë dhe në fund të këtij afati ekspertët do të përpilojnë një raport përfundimtar ku do të pasqyrojnë situatën në të cilin gjendet institucioni më i madh i arsimit të lartë në Shqipëri.

Në rast se do të konstatohet shkelje, ministrja Nikolla ka paralajmëruar në emisionin “Tonight Ilva Tare” se mund të ketë edhe shkarkim të rektorit. K.H/ tiranapost.al