• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Debatet në Kosovë, Haradinaj: S’dua koalicion me Kurtin, do rri opozitë. Disa parti kërkojnë rinumërim të votave


    Nëse LDK, partia e dytë fituese në zgjedhje nuk pranon koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, këtij të fundit i duhet të kërkojë koalicion me partit të tjera. Por i pyetur nëse do pranonte koalicion me Albin Kurtin, Ramush Hadarinaj i AAK-së ka thënë se nuk do të ndodhë. Ai përdor termin mashtrues për kreun e Vetëvendosjes, dhe thotë se populli ka votuar që të qëndrojë në opozitë.

    Haradinaj shkon më tej dhe thotë se ekziston mundësia që populli të zhgënjehet me Albin Kurtin në krye të qeverisë.

    Në Kosovë, disa parti si PDK e Kadri Veselit dhe Nisma në koalicion e Famtir Limaj kanë kërkuar që të rinumërohen votat në disa zona, por Haradinaj thotë se ndryshe nga të tjerët nuk do të kërkojë rinumërim të votave.

    Për kërkesën e rinumërimit të votive, ka reaguar edhe zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se rinumërim po kërkojnë subjektet të cilat nuk kanë marrë mbështetje nga qytetarët, dhe po kërkojnë që të gjejnë shpëtim.

    Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë e para me 202 mijë 532 vota apo 25,51%. Me këtë numër të votave, LVV’së patjetër i duhet që të gjejë një partner për krijimin e një koalicioni . Pritet që shumë shpejt të fillojnën dhe bisedimet, por nuk përjashtohet mundësia për takime informale, larg vëmendjes së mediave, deri në një vendim zyrtar./ Tiranapost.al. E.B

    Konferencë për media (drejtpërdrejt)

    Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 8 octobre 2019

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post