Te gjithaTech

Filloje mëngjesin së pari duke ndërruar passwordin në Twitter. Diçka ka ndodhur


Zyrtarë të medias socialeTwitter iu bëjnë thirrje më shumë se 336 milionë përdoruesve të ndryshojnë passwordet e adresave pasi një virus kompjuterik ka bërë që të ekspozohen, duke i lënë lehtësisht të kapura nga hakerët. Nuk ka informacione nëse këto të dhëna janë vjedhur tashmë, edhe pse nuk mendohet të ketë ndodhur, por gjithsesi zyrtarët bëjnë thirrje që të ndryshohen për siguri.  Parag Agrawal, themeluesi i rrjetit social njofton se Twitteri i kushton rëndësi të madhe privatësisë dhe se edhe personat brenda kompanisë nuk kanë qasje tek passwordet.

Nuk dihet ende se sa passworde janë ekspozuar apo në cilën kohë bëhet fjalë, por thuhet se mund të ketë ndodhur gjatë skandalit që përfshiu rrjetin tjetër më të madh të mediave sociale, Facebook, ku mbi 80 milion përdoruesve iu vodhën të dhënat përmes një kompanie të njohur si Cambridge Analytica./ Tiranapost.al E.B

Image result for twitter