Aktualitet

Filantropi miliarder David Rockefeller ndërron jetë. Pak detaje nga jeta e tij

David Rockefeller, biznesmeni miliarder dhe filantropi i cili ishte i fundit në brezin e tij e një prej familjeve më të famshme bamirëse të vendit, vdiq ditën e sotme në moshën 101 vjeçare. Mediat e huaja publikuan lajmin ku shkruajnë se 101-vjeçari humbi jetën në kohën që ishte në gjumë në shtëpinë e tij në periferi të Pokantinos Hills në Neë York.

David ishte fëmija më i ri i gjashtë fëmijëve të lindur nga John D Rockefeller JR dhe nipi bashkëthemelues i Standart Oil, John, rockefeller. David ishte trashëgimtari i pasurisë së familjes së tij  i cili drejtoi dy biznese duke e bërë dhe në një njeri fisnik dhe të dashur.  Në ditëlindjen e tij të 100-të  në vitin 2015, Rockefeller dhuroi  1.000 akra tokë pranë një parku kombëtar në shtetin e Maine.

Image result for Billionaire philanthropist David Rockefeller dies at age 101

Dy nga vëllezërit e tij mbajtën pozicionet e zgjedhura në zyra: Nelson Rockefeller shërbeu si guvernator i New York-ut, dhe një kohë të shkurtër ka shërbyer si zëvendës-president. Winthrop Rockefeller ishte guvernator i Arkansas.

David Rockefeller megjithatë, ushtroi fuqinë dhe ndikimin pa kërkuar poste publike. Ndër arritjet e tij të shumta ishin nxitja e projektit që çoi në Qendrën Botërore të Tregtisë.

David David

Aktivitetet e tij të  filantropisë i dhanë atij nderimin edhe me  Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil i vendit, në vitin 1998.

Rockefeller dhe gruaja e tij Margaret McGrath u martuan në vitin 1940 dhe kishin gjashtë fëmijë, David Jr, Richard, Abby, Neva, Margaret dhe Eileen. Gruaja e tij vdiq në vitin 1996.