SPORT

FIFA bllokon merkaton e Chelsea-s

FIFA bllokon merkaton e Chelsea-s

Fifa ka ndaluar merkaton Chelsea-s në dy sezonet e ardhshme të transferimit të futbollistëve.

Vendimi është marrë për shkak se klubi ka shkelur rregullat në lidhje me transferimin e lojtarëve të rinj, njoftoi Fifa

Ndalimi i merkatos për blutë do qëndrojë në fuqi deri në fund të janarit 2020, por nuk do pengojë largimin e lojtarëve nga klubi dhe nuk do zbatohet për ekipin e grave.

Klubi i Premier Ligës ka vetëm tri ditë kohë për të ankimuar vendimin.

Gjithashtu Chelsea është gjobitur me 460.000 paund, ndërsa Shoqata e Futbollit (FA) është gjobitur me 390.000 paund.

Vendimi erdhi pas një hetimi të FIFA-s për nënshkrimin e Chelsea me lojtarët e huaj nën moshën 18 vjeç, , përfshirë ish-sulmuesin Bertrand Traore.

FIFA tha se gjeti shkelje në 29 raste./XH.K