• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Fier/E vranë me thikë dhe e hodhën në kanal, kapen 2 autorët


    Arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, Florian Selimi. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se autorët janë K.M., 20 vjeç dhe S.S., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

    Sipas policisë vrasja është kryer më 11 gusht, por trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e djeshëm në një kanal në fshatin Hamil të Fierit, ndërsa kishte plagë në fyt që ishin shkaktuar nga thika.

    Vrasja e të riut dyshohet se ka ardhur për motive të dobëta, ndërsa viktima kishte ndaluar për të rregulluar automjetin e tij për shkak se kishte një defekt në gomë dhe pikërisht në këtë moment duket se është vrarë nga dy autorët.

    I ri dyshohet se u arrestua në 2015-n për një vjedhje dhe se më pas kishte djegur një automjet në lagjen ’15 Tetori’, ngjarje për të cilën edhe u arrestua./ Tiranapost.al