Aktualitet

Fidel Ylli: Isha mirë në ato punët e mia! Por kush e bindi dhe për çfarë që të futej në politikë?

Fidel Ylli: Isha mirë në ato punët e mia! Por kush e bindi dhe

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli i ftuar në emisionin Ilva Now me Ilva Taren në Euronews Albania, për të folur për ligjin në fushën e sportit, (ku është një nga relatorët) tha se duhen më shumë investime. I pakënaqur me situatën aktuale, aq sa deklaron se para se të hynte në politikë ishte mirë me punët e tij, por tregoi se kryeministri Rama e kishte bindur të bëhej deputet në parlament për ti dhënë një frymë të re pikërisht fushës së sportit, një fushë për të cilën deputeti shprehet me rezerva e thotë se politikanët dhe Ministria e Financave nuk i kushtojnë rëndësi dhe nuk e kuptojnë se sporti është jeta.

Më poshtë keni bisedën e Fidel Yllit me Ilva Taren në Euronews Albania:

Ilva Tare:

Edhe ministrat e Financave e kanë një kryeministër, po të kishte vullnet pak më të madh dhe meqënëse ishte sportist, dëshirë më të madhe, mund të kishte mbështetur, se ju përmendët disa arsye shumë të mira, sporti është stil jete, është i shëndetshëm, është motivues është frymëzues, e patë çfarë ndodhi me Kobe Bryant, e gjithë bota u solidarizua me modelin e tij, është PR shumë i mirë imazh që e ndihmon Shqipërinë, aq sa nuk mund të kesh të ardhura të paguash për çfarë të sjell një medalje e një fitoreje në nivel ndërkombëtar.

Fidel Ylli:

Unë jam shumë i mërzitur përsa i përket situatës së financimeve në sport, dhe më vjen keq për një gjë, se në fund të fundit domethënë pa pikë modestie po ta them që isha mirë në ato punët e mia dhe një nga arsyet që kryeministri më bindi që unë të isha deputet në parlamentin shqiptar ishin projektet e spirtit. Pra unë kam pasur një mbështetje nga njerëzit e sportit më kanë nxitur që duhet ë jesh atje një zë i fuqishëm. Por kryeministri e ka pasur dhe e ka dëshirën e mirë, por patëm një fatkeqësi, kur do fillonte impelemtimi i reformës në sport dhe këto ligjet financiare, ne na qëlloi tërmeti . Dhe çfarë mund ti thuash një kryeministri që i digjet mjekra dhe ne ti themi a mund ta ndezim içik cigaren, ndrërkohë që njerëzit janë jashtë, pa shtëpi, në rënoja dhe tërmeti vazhdon akoma tund siç na tudni dje dhe pardje, e kjo sikur na stopoi se ishim gati bashkë me federatën. / Tiranapost.al. 

https://youtu.be/MGf-Vxd2lxY