• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Fevziu: A ke folur me mesazhe të koduara me Ramën? Tahiri: Jam aq burrë sa t’i them drejtpërdrejt


    Esencë editori/ Në një bisedë telefonike për emisionin “Opinion”, Saimir Tahiri shprehu mendimet e tij të pas vendimit të dhënë nga gjykata, për 3 vite shërbim prove. Ai iu mbështet deklaratave që dha për gazetarët, pasi mori vendimin, jashtë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

    E prisnit këtë vendim sot?

    Nuk kam shumë për thënë përveç asaj që thashë kur dola. Nesër do të jem dhe unë më i qetë.

    Shpërdorimi i detyrës duket si një akuzë ambigue. Jeni dënuar me 5 vjet, është e padrejtë e arsyetoni si politike?

    Kjo është qesharake, as mos prit të jap mendim ndryshe. Nuk jam i qartë për mënyrën sesi arsyetoi gjykata. U hetova 2 vjet për trafikant dhe tani më thanë që s’je trafikant, por se disa kushërinjtë e tu të kanë përmendur emrin.

    A ke folur me mesazhe të koduara me Ramën?

    Nuk jap mesazhe të koduara, jam aq burrë sa t’ia bëj drejtpërdrejt nuk lodhem fare me mesazhe të koduara./ Tiranapost.al

    Video/ Flet Tahiri: Me pak fjalë më thanë je i pafajshëm, por s’kemi këllqe ta themi. Kjo është vetëm maja e betejës time

    Tahiri i lirë, gjykata konverton dënimin me 3 vite shërbim prove

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]