Aktualitet

Fevziu pajtohet me Berishën pas 4 vjetësh ngricë. Ja fotoja që postoi Erla Mëhilli sot

Një foto e shkrepur në zyrën e Sali Berishën, në ambientet e Aba Center, ku dy ish-miq të ngushtë të prishur për histori qe s’u morën vesh kurrë në 2013, pak para se të rrëzohej Berisha dhe të tijtë nga pushteti, sot vjen si një lajm i ditës.

Një shtrëngim duarsh e me siguri edhe një gati përqafim a puthje. Erla Mëhilli e cila vazhdon të bëjë këshilltaren për mediat të ish-kryeministri Berisha ka postuar ketë foto.

[caption id="attachment_200735" align="aligncenter" width="576"]Screenshot nga Instastory[/caption]

Kaq dimë për momentin dhe fotoja flet mjaftueshëm për një falje mes të dyve, por nuk dimë nëse ka të bëjë më ndonjë intervistë apo projekt në Opinion. Sali Berisha ka 4 vjet që nuk del në Opinion. As ai dhe as Fevziu nuk e komentuan ftohjen e tyre të çuditshme, por siç e shihni toka rrotullohet dhe çdo gjë ndodh./ Copyright Tiranapost.al