Showbiz

Fevziu i mbaroi aventurat. Tani është koha për dashuri

Fevziu i mbaroi aventurat. Tani është koha për dashuri

Në pikun e dimrit, ka braktisur Tiranën dhe bashkë me mikun e tij të aventurave, Baton Haxhiun, kanë shijuar një udhëtim të pazakontë në vende të largëta. Edhe kësaj here Blendi Fevziu i lejoi edhe ndjekësit e tij që ta shoqëronin gjatë udhëtimit deri në Nairobi, përmes fotove që rrëfenin një aventurë vërtet të rrallë.

fevzi 1

Por pushimet mbaruan dhe kjo fundjavë e ka gjetur sërish në Tiranë, veshur me rroba dimri, më saktë me rroba sportive, ku dallohen qartë inicialet e tij të qëndisura. Fotoja kësaj here sigurisht që nuk vjen më nga shkretëtira, por nga një fushë tenisi me Alisin, vajzën e tij të vogël. Deri në aventurën e radhës, është kohë për dashuri.